1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

19 Maj 2024

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë rritur nivelin e ujërave. Më i prekur është Saarland-i. Ndonëse nuk ka pasur viktima dhe as dëme, autoritetet paralajmërojnë se gjendja është me rrezik.

https://p.dw.com/p/4g1Im
Saarland Hochwasser Scholz Besuch
Fotografi: Kai Pfaffenbach/REUTERS

Vërshimet në Saarland – Ende të paqarta përmasat e dëmeve

Gjendja pas reshjeve të dendura dhe vërshimeve në Saarland po çtensionohet, por në shumë zona ende vazhdon të jetë kritike. Kancelari Olaf Scholz gjatë vizitës në zonat e vërshimeve  u premtoi ndihmave banorëve të prekur. Edhe zona të tjera në jugperëndim kanë pasur dëme prej vërshimeve.

Hochwasser im Saarland - Saarbrücken
Fotografi: Laszlo Pinter/dpa/picture alliance

Pas vërshimit të ujërave për shkak të reshjeve masive në Saarland komunat kanë filluar me punën e riparimit të dëmeve. Niveli i shumicës së lumenjve është në rënie. Në shumë zona megjithatë edhe të shtunën pasdite (18.05.2024) gjendja ka qenë kritike. Shumë rrugë janë ende të mbushura me ujë dhe një sërë akesesh jane pezulluar për qarkullimin. Në segmentin hekurudhor mes Mettlach dhe Trierit as të dielën nuk do të mund të qarkullojnë trenat. Lajmi pozitiv është, se në asnjërën prej zonave të prekura nuk ka pasaur të plagosur apo dëme në njerëz.

Hochwasser im Saarland - Blieskastel Erdrutsch
Fotografi: Thorsten Kremers/dpa/picture alliance

Më të prekur kanë qenë kryqyteti i landit Saarbrücken si dhe qytetet Neunkirchen, Blieskastel dhe Ottweiler. Në shumë komuna u ndërpre elektriku nga dëmtimet, ndërsa në disa zona të tjera u desh të stakohet rrjeti për arsye sigurie. Disa vetë duhej të evakuoeshin nga shtëpitë e tyre kryesisht në Mettlach dhe Saarhölzbach.

Krahas kryeministres së landit Anke Rehlinger zonat e vërshimeve i vizitoi edhe kancelari Olaf Scholz. Ata qendruan në fshatin e prekur rëndë Kleinblittersdorf. Të dy politikanët socialdemokratë u premtuan ndihma banorëve dhe vlerësuan angazhimin e forcave të ndihmës.

Hochwasser im Saarland - Blieskastel Erdrutsch
Fotografi: Thorsten Kremers/dpa/picture alliance

Aktualisht është në fokus ndihma akute, më pas do të "synojmë të darkodësohemi, se çfarë mund të bëhet", tha Scholz – pa qenë konkret. Ai shtoi, se këtu "të gjithë mund të kenë besim, që do të bëhet më e mira".

Sipas të dhënave të Qendrës për Matjen e nivelit të ujërave nga vërshimet, ekziston një rrezik ekstrem për vërshime. Kjo dukuri natyrore ndodh në cikle çdo 20 ose 50 vjet, komunikoi Enti i landit për Mjedisin dhe Mbrojtjen në Punë në Saarbryken. Shërbimi Sinoptik gjerman paralajmëroi, se ka rrezik për jetë. Deri tani për fat të mirë nuk ka as vitikma në njerëz dhe as dëme, vuri në dukje Ministria e Brendëshme.

Në kryeqytetin e landit Saarbrücken u shpall të prmeten në mbrëmje (17.05.2024) gjendje e dëmit të madh. Dalja e lumit Saar nga shtrati vërshoi disa rrugë që u bllokuan.

 

Lumi Saar do të vazhdojë të ketë rritje të nivelit të ujit për shkak të reshjeve të vazhdueshme. Shërbimi sinoptik i Gjermanisë ka regjistruar 100 litra ujë shiu për metër katror. Ndonëse reshjet janë rralluar situata është ende e vështirë në zonat e evakuuara të Saarlandit.

ard/dpa