1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kufiri i lirisë së shprehjes kapërcehet kur ushtrohet dhunë

8 Maj 2024

Pas sulmit ndaj senatores së Ekonomisë të Berlinit Franziska Giffey, është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar. Sipas policisë, 74-vjeçari mund të jetë i sëmurë mendor.

https://p.dw.com/p/4fdoD
Deutschland | Vorstellung der Solar-Kampagne «Solar zahlt sich aus»
Fotografi: Christoph Soeder/dpa/picture alliance

Një 74-vjeçar është arrestuar si autori i dyshuar i sulmit ndaj Senatores s­ë Ekonomis­ë të Berlinit, Franziska Giffey. Sipas policisë dhe prokurorisë, në rastin e burrit ka "indikacione për sëmundje mendore”. 74-vjeçari është tashmë i njohur për policinë dhe ka hetime në fushën e krimeve të urrejtjes, vijon deklarata. "Megjithatë, hetimet për motivin e të dyshuarit për sulmin e djeshëm jan­ë në vazhdim”. Për shkak të sëmundjeve të mundshme mendore, prokuroria tani po studion mundësinë e kërkesës për d­ërgimin e të dyshuarit në spital psikiatrik. I akuzuari do të dalë sot para gjykatësit hetues. Shtëpia e burrit u kontrollua.

Burri dyshohet se ka sulmuar politikanen socialdemokrate Giffey pasditen e së martës me një qese me përmbajtje të fortë në një bibliotekë në lagjen Rudow. Ish-kryetarja e qeverisë së Berlinit dhe ish-ministrja Federale e Familjes u godit në kokë dhe qafë dhe shkoi në spital për trajtim ambulator për dhimbje koke dhe qafe.

Zemërim për dhunën ndaj politikanes së SPD Giffey

Mëngjesin pas sulmit, Giffey u shpreh p­ër incidentin. Tha se tani ajo është mirë, por mbetet e shqetësuar dhe e tronditur nga "kultura në rritje e dhunës së pakontrolluar, nga sulme të supozuara të justifikuara dhe të pranueshme, me të cilën p­ërballen gjithnj­ë e m­ë dendur njerëz politikisht aktivë dhe të angazhuar ", shkroi ajo në Instagram.

Franziska Giffey ka kërkuar më shumë respekt për njerëzit që i përkushtohen politikës. Jetojmë në një vend të lirë dhe demokratik në të cilin të gjithë janë të lirë të shprehin mendimin e tyre, ka shkruar politikania socialdemokrate.

Vendi i sulmit kundër Giffeyt
Vendi i sulmit kundër GiffeytFotografi: dts-Agentur/picture alliance

Franziska Giffey (SPD), Senatore për Ekonominë, Energjinë dhe Ndërmarrjet Publike, flet gjatë konferencës për shtyp pas mbledhjes së Senatit të Berlinit.

Megjithatë, liria e shprehjes ka një kufi të qartë. Ky kufi kap­ërcehet, kur ushtrohet dhun­ë ndaj njerëzve që nuk janë dakord me ju. Shoqëria duhet të mbajë një qëndrim të vendosur kundër këtyre llojeve të sulmeve, shtoi ajo.

Një tjetër sulm në Drezden

Një tjetër sulm u raportua në Drezden. Sipas policisë, dy persona kërcënuan dhe pështynë një politikane të Partisë së Gjelbër, kur ajo po vinte postera elektoral­ë. Më pas u arrestuan dy të dyshuar, të moshës 24 dhe 34 vjeçare.

Të premten e kaluar, deputetin socialdemokrat n­ë landin e Saksonis­ë Ecke e rrah­ën dhe plagos­ën rëndë në Dresden. Më parë, grupi përgjegjës kishte sulmuar një 28-vjeçar, i cili po vendoste postera elektoral­ë për të Gjelbërit.

Kryetari i qeveris­ë së Berlinit njofton pasoja

Kryetari i qeveris­ë së Berlinit, Kai Wegner, dënoi "me termat më të ashpër të mundshëm" sulmin fizik ndaj senatores së Ekonomisë Giffey. Kushdo që sulmon politikanët sulmon demokracinë tonë”, tha politikani i CDU-s­ë. "Ne nuk do ta tolerojmë. Ne do të kundërshtojmë të gjitha format e dhunës, urrejtjes dhe nxitjes dhe do të mbrojmë demokracinë tonë." Wegneri njoftoi se Senati do të debatojë për pasojat, duke përfshirë ashpërsimin e dënimeve për sulmet ndaj politikanëve.

Sindikata e policisë flet për një "sulm tin­ëzar"

Sindikata e policisë e ka përshkruar sulmin ndaj Giffey si një sulm tin­ëzar. Komentet e urrejtjes në mediat sociale vendosin bazën për dhunë fizike, tha Weh në Berlin. Në vend që të shkëmbehen mendime dhe të ballafaqohen me argumente, njerëzit tani nxiten dhe sulmohen. Weh bëri thirrje për mbrojtje më të madhe penale për zyrtarët publikë dhe përfaqësuesit e zgjedhur, si dhe një përforcim të policisë dhe gjyqësorit për sa i përket personelit dhe teknologjisë.

aud (dlf, tgsch)