1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Futboll: Surpriza Bajern Leverkusen në Bundesligë

20 Janar 2024

Pothuajse në gjysmë të sezonit 2023/24 të Bundesligës, Bajer Leverkusen është lideri surprizë i ligës. Por si mund ta shfrytëzojë ekipi sa më mirë situatën e favorshme?

https://p.dw.com/p/4bUED
Lojtarët e ekipit të futbollit Bayern Leverkusen duke kremtuar fitoren pas ndeshjen me ekipin e Paderbornit
Ekipi i Bayern Leverkusen Fotografi: Teresa Kroeger/RHR-FOTO/picture alliance

Pak vetë do të kishin pritur që Leverkusen i Xabi Alonsos të garonte për titullin e Bundesligës në futbolldhe megjithatë ja ku janë ata, me një shans shumë real për ta fituar të tërën. Por si e trajton një ekip të qenit në një garë të papritur për titull?

Robert Huth dha një kontribut të madh në fitoren e jashtëzakonshme të Leicester City në Premier League në 2016. Për gjermanin, çelësi ishte balancimi i dëshirës së tij të natyrshme njerëzore për ta formësuar të ardhmen me disiplinë dhe për të shijuar rezultatet.

"Mendoj se është e rëndësishme që t'i lejosh vetes të shkosh në atë lloj vendi, e di, sikur ta imagjinoni veten duke ngritur trofeun duke u festuar nga mijëra tifozë,” tha Huth për DW. "Por është gjithashtu e rëndësishme që t'i kthehemi realitetit që është në thelb seanca e ardhshme stërvitore dhe ndeshja e ardhshme”, tha ai.

Futbollisti Robert Huth duke mbajtur në dorë kupën për ekipin anglez Leicester City
Robert Huth, ish-lojtar i Leicester CityFotografi: David Klein/Sportimage/PA/picture alliance

Huth do të ndiqte një rregull 24-orësh, që do të thotë se, fitonte ose humbiste, ai do të ripërqendrohej pas asaj periudhe kohore. Por berlinezi pranon se qasja e stafit të Leicester-it e ndihmoi gjithashtu atë dhe ekipin të arrinte suksesin.

"Lojtarët mund të ëndërrojnë, kjo është puna e tyre," tha Huth. "Por janë gjithashtu njerëzit më të rëndësishëm rreth klubit, djemtë e fitnesit, djemtë e përgatitjes, trajnerët; janë ata që do t'ju duhet t'ju sjellin përsëri në Tokë, sepse nëse fiton në një fundjavë dhe je ende i pari, hyn të hënën në mëngjes, po entuziast, mendon se je më i miri, i paprekshëm, por ke nevojë për t'u kthyer me këmbë në tokë."

Fryma e ekipit

Leverkusen ndoshta ka nevojë për këtë, duke pasur parasysh se ata nuk janë vetëm në krye të ligës, por gjithashtu nuk kanë humbur asnjë ndeshje këtë sezon.

Leicester ishte i dyti në gjysmën e fazës, por kur u kthyen në kulm në ditën e ndeshjes së 23-të, ata nuk u rrëzuan kurrë, duke humbur vetëm një nga 12 ndeshjet e fundit për të fituar një titull të jashtëzakonshëm me diferencë 10 pikë. Edhe kur humbën, ata kurrë nuk u lëkundën dhe Huth beson, se kjo ishte pjesërisht për shkak të afërsisë së grupit. "Si e krijoni këtë lidhje të fortë skuadre? Sigurisht që nuk janë fjalë të bujshme në palestër sikur së bashku mund të luftojmë dhe të fitojmë. Kjo disi vjen nga lart, nga traineri. Me prejardhjen tajlandeze, ata janë shumë të orientuar drejt familjes, ata sigurohen që të gjithë të jenë pjesë e saj."

"Lidhja me lojtarët jashtë futbollit, gjëra të vogla si njohja e emrave të fëmijëve të shokëve të skuadrës dhe të gjitha ato gjëra”, tha Huth. "Është e çuditshme, as nuk di si ta shpjegoj, por thjesht të jep pak më shumë lidhje”.

Besimi në thelb

Një faktor tjetër që kontribuon është besimi. Trajneri i Leicesterit, Claudio Ranieri, jo vetëm që kujdesej për lojtarët e tij si njerëz, por edhe u besonte atyre. Huth pranon se si një gjerman pragmatik, një pjesë e madhe e mënyrës se si ai kontribuoi në suksesin e ekipit ishte krenaria e tij profesionale.

"Nëse shoh, për shembull, Danny Simpson duke bërë një lojë të jashtëzakonshme, unë dua të jem po aq i mirë. Kjo është gjëja që më nxiti. Nëse do të mund të shihja dikë tjetër të bëjë vërtet, shumë mirë në ekip, nuk mund t'i zhgënjej ata",tha Huth, duke shtuar se duke bërë kështu shpesh do të çonte në ndjekjen e shembullit nga të tjerët.

Kjo bëhet më e lehtë kur shfaqet një grup kryesor lojtarësh dhe vendos tonin. Në sezonin e tyre fitues në Premier League, Leicester luajti të njëjtin ekip startues 13 herë. Në një sezon me 38 ndeshje, kjo mund të mos tingëllojë si shumë, por ato janë një nga vetëm katër skuadrat që përdorin një formacion kaq shumë herë në një sezon të Premier League. Në mënyrë intriguese, në 17 ndeshjet e Bundesligës këtë sezon deri më tani, Xabi Alonso ka luajtur të njëjtin ekip startues 10 herë.

Për Huth, ishte e qartë se të pasurit e një grupi të vogël bazë që qëndronte pa lëndime ishte thelbësore për suksesin e tyre, jo vetëm në aspektin e lidhjes, por edhe në aspektin e aftësisë për të performuar në fushë.

"Më pak është ndonjëherë më shumë. Ju keni atë që keni, të gjithë e dinë punën e tyre dhe ju krijoni marrëdhënie. Ju i bëni këto gjëra të automatizuara nëse luani me dikë 100 herë. Për shembull, unë e dija se çfarë Wes [Morgan] do të bëja në situata të caktuara. Nuk do të më duhej të punoja për të”, tha Huth. "Kur erdhi dita e së shtunës, mua do të më duhej të zbres dy metra, të kem kënd 45 gradë për të mbuluar topin mbas, të gjitha aspekte vlejnë”.

Traineri i Bayer Leverkusen Xabi Alonso me lojtarët e ekipit
Traineri i Bayer Leverkusen Xabi Alonso me lojtarët e ekipit Fotografi: Peter Schatz/picture alliance

Perspektiva ka rëndësi

Në shumë mënyra, të dy situatat e Leicester dhe Leverkusenit janë të pakrahasueshme. Të dyja skuadrat luajnë në mënyra të ndryshme në vende të ndryshme. Leicester shmangu kryesisht dëmtimet dhe fatkeqësitë si Kupa e Kombeve të Afrikës që po luhej në të njëjtin vit - Leverkusen po merret me të dyja. Leicester ndiqej nga Arsenali dhe Tottenhami, ky i fundit një tjetër skuadër që nuk e kishte fituar titullin ndërsa Leverkusen po ndiqet nga fituesi i përhershëm Bajern i Mynihut.

Dhe Leverkusen ka të kaluarën e vet: Në ditën e fundit të sezonit 1999-2000, Leverkusen humbi titullin në golavarazh ndaj Bajern të Mynihut pasi nuk arriti të merrte pikën e nevojshme kundër Unterhaching. Dy vjet më vonë, Leverkusen humbi tripletën në hapësirën e një muaji, dhe në 2009, Leverkusen dhe një Toni Kroos në zhvillim shkuan 24 ndeshje të pamposhtur vetëm për t'u rrëzuar dhe humbën pesë nga 10 ndeshjet e tyre të fundit për të përfunduar të katërtit.

Por perspektiva e Huth-it hedh dritë mbi elementët themelorë që të gjithë kampionët priren të kenë, ndoshta duke e ndjerë në mënyrë thelbësore mundësinë sapo të mbërrijë. "Kam luajtur me kaq shumë lojtarë që kurrë nuk fituan asgjë. Ata luajtën për 17 vjet dhe përfunduan në vendin e tetë, të nëntë, që është brutale, por ky është një sport i nivelit të lartë, apo jo? Pra, të jesh në gjendje të futesh në atë pozicion ku mund të fitosh, mendoj se është thjesht gjëja më e mirë. Dhe ne e morëm atë, vendosëm përkrenaren dhe absorbuam të gjithë presionin. Unë munda të fitoj diçka. Munda të spërkas shampanjë. Kur arrin të fitosh, është gjëja më e mirë."

Tani gjithçka që mbetet është të zbulojmë nëse Leverkusen do të ngrejë trofenë në maj.

Autor: Jonathan Harding