1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministrat e Jashtëm të BE:Lindja e Mesme, Ukraina, Ballkani

13 Nëntor 2023

Ministrat e Jashtëm të BE konsultohen të hënën për situatën në Lindjen e Mesme, në Ukrainë dhe Ballkanin Perëndimor. Më pas zhvillohet një konferencë me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

https://p.dw.com/p/4Yjau
Ministrat e Jashtëm të BE në grup bisedojnë në takimin e tyre në Luksemburg, qershor 2023
Ministrat e Jashtëm të BE në takimin e tyre në Luksemburg, qershor 2023Fotografi: Thomas Koehler/photothek/IMAGO

Këtë të hënë (13.11.) ministrat e Jashtëm të BE zhvillojnë bisedime për gjendjen në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë. Luftimet në Rripin e Gazës  do të jenë në qendër të konsultimeve, do të diskutohet, seçfarë mund të bëjë BE që të përmirësojë situatën katastrofale humanitare në Rripin e Gazës. Ndërsa në lidhje me Ukrainën do të ketë konsultime, se si do të formësohet mbështetja afatgjatë për sigurinë e Ukrainës të sulmuar nga Rusia. Aktualisht duket se një plan i të ngarkuarit të BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell mbi premtime afatgjata për financimin nuk e merr mbështetjen e kërkuar të të gjithë vendeve anëtare të BE. Sipas planit të Borrell, nga viti 2024 deri në vitin 2027 duhet të mobilizohen në vit pesë miliardë euro për Ukrainën. Ajo që diskutohet është, nëse do të ishin një alternativë detyrimet më të pakta. Në konsultimet për Ukrainën do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

I ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell dhe minsitri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba
I ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell dhe minsitri i Jashtëm ukrainas, Dmytro KulebaFotografi: Friedemann Kohler/dpa/picture alliance

Në konsultimet e ministrave të Jashtëm merr pjesë edhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila të premten e të shtunën e kaluar zhvilloi bisedime në Lindjen e Mesme. Krahas situatës së vështirë humanitare në Gaza, u bë fjalë edhe për gjendjen e pengjeve në duart e Hamasit. Në një samit të shtunë, ku morën pjesë  60 shtete arabe dhe islamike u bë thirrje për dhënien fund të sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës. Aty u kërkua edhe një konferencë ndërkombëtare për paqen në Lindjen e Mesme. Krerët e shteteve dhe qeverieve të BE kanë bërë të ditur që në tetor organizimin e një konference të tillë.

Në fokus të konsultimeve edhe Ballkani Perëndimor

Pas konsultimeve për Lindjen e Mesme dhe Ukrainën ministrat e Jashtëm të BE në orët e vona të së hënës zhvillojnë edhe një konferencë me përfaqësues të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Në këtë konferencë pritet të diskutohet për bashkëpunimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën epolitikës së jashtme dhe të sigurisë. Këto konsultime zhvillohen para sfondit të përpjekjeve të vazhdueshme të Rusisë për të ushtruar influencë në Ballkanin Perëndimor.

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit dhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock në Tiranë, 06.10.2023
Ministrat e Jashtëm të Ballkanit dhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock në Tiranë, 06.10.2023Fotografi: Thomas Koehler/photothek/picture alliance

la/ag