1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ne jemi pjesë e shoqërisë: 30 vite pas atentatit në Solingen

29 Maj 2023

Pesë vetë humbën jetën më 29 maj 1993 në Solingen pas një atentati të terrorit djathtist në Gjermani. Familjarët vuajnë ende sot pasojat e tragjedisë.

https://p.dw.com/p/4RvgH
30 vjet pas atentatit në Solingen përkujtohen viktimat, pesë anëtarë të një familjeje turke
30 vjet pas atentatit në Solingen përkujtohen viktimat, pesë anëtarë të një familjeje turkeFotografi: Tuncay Yildirim/DW

Aty ku dikur ka qenë shtëpia e familjes Genç ngrihen drejt qiellit 5 pemë gështenjash. Më 29 maj 1993 u vranë pesë vajza dhe gra të reja; ekstremistët e djathtë i vunë zjarrin shtëpisë.Të nxitur nga urrejtja kundër të huajve, njerëz si ata të familjes Genç me origjinë nga Turqia. Ato vite Gjermania ishte përfshirë nga një valë dhune e ekstremistëve të djathtë. Për shkak të rritjes së numrit të refugjatëve, politikanët debatonin shumë ashpër në Bundestag për kufizimin e të drejtës së azilit. Në rrugë racizmi kthehej në dhunë, madje edhe vrasje - në Hoyersverda, Rostock-Lichtenhagen apo Mëln, dhe në shtëpinë e familjes Genç, në Solingen pranë Këlnit.

Nuk rritet bari mbi vepra të tilla

Gëshenjat e mbjella pak vite pas atentatit janë sot gati aq të larta sa shtëpia, që u dogj. Pak para 30-vjetorit të atentatit me zjarrvënie gështenjat lulëzojnë. Vetëm katër shkallë bodrumi të kujtojnë, se aty dikur jetonte një familje. Shkallët i ka mbuluar bari, fieri e barishtet. Cihat Genç lufton që kujtimi për këtë atentat të mos harrohet. Motrat e tij Hylia dhe Saime u vranë atë ditë. Njëra nëntë, tjetra katër vjeçe. Bashkë me to humbën jetën Gyrsyn Ince, Hatixhe Genç dhe Gylsitan Öztyrk. Për të luftuar racizmin është e rëndësishme të mos harrohen këto viktima, thotë 26 vjeçari. "Secili prej nesh duhet të veprojë dhe të japë kontributin e tij." Me biseda në shkolla apo vendin e punës.

Cihat Genç lufton që të mos harrohet atentati
Cihat Genç lufton që të mos harrohet atentatiFotografi: Peter Hille/DW

Autorët e krimeve të dënuar me 10 apo 15 vjet e kanë kryer ndërkohë dënimin. Para 30 vjetorit të atentatit të rëndë ata i drejtohen opinionit përmes avokatit të tyre dhe përsërisin, se janë të pafajshëm. Njëri prej tyre shkruan në një letër që Deutsche Welle e ka në dorë se "familjarëve të këtij krimi të tmerrshëm dua t'iu them edhe njëherë: ne të tre nuk jemi vrasësit e të afërmve tuaj." Ciaht Genç nuk do të flasë për letrën e autorëve të krimit. Ai nuk ka urrejtje për ta, por thotë, "se dua që ata të vuajnë po aq sa prindërit e mi, por nuk kam urrejtje, sepse këtë ma ndalon feja ime."

Një vend për mesazhin e paqes

Cihat Genç është i gëzuar që bashkia e qytetit Solingen në 30 vjetorin e atentatit do t'i japë një sheshi emrin e gjyshes së tij, Mevlüde Genç. Që ditën pas atentatit ajo bëri thirrje për pajtim, megjithëse humbi dy vajza dhe tre mbesat. Medlüde Genç u kthye në një ambasadore të njohur të paqes, dhe deri në fund të jetës në vitin 2022 promovoi bashkëjetesën e kulturave. Sheshi i ardhshëm Mevlüde Genç është i futur mes një rruge ndërlidhëse federale me shumë trafik dhe godinave në qendër të Solingenit. Familja dëshironte që një rrugë të merrte emrin e Mevlüde Genç dhe do të angazhohet edhe më tej për këtë.

"Ne jemi pjesë e kësaj shoqërie"

Nëse e ndjek rrugën me katër korsi mbërrin tek qendra arsimore "Spitze". Rasim Çetin dhe disa të angazhuar të tjerë japin mësim për fëmijët nga familjet e migrantëve. Çetin është kryetar i "Iniciativës Qytetare Alternative" që angazhohet sidomos për qytetarët e Solingenit me sfond migracioni. Çdo i treti qytetar ka sfond migracioni në këtë qytet me 160.000 banorë. "Ne jemi pjesë e kësaj shoqërie", thotë Çetin për Deutsche Wellen. "Prej 60 vjetësh jemi këtu, në fillim si gastarbeiter nga Italia, Spanja apo Turqia. Kemi jetuar të mirat e të këqijat së bashku." Për aktivistin ende racizmi është një problem në shoqëri. "Ai është një sëmundje. Ne mund ta luftojmë atë vetëm së bashku."

Rasim Çetin
Rasim ÇetinFotografi: Peter Hille/DW

161 viktima nga atentati në Solingen

Çetin angazhohet që aty ku u krye atentati të ngrihet një muzeum. Që një shkollë të marrë emrin e Mevlüde Genç dhe rrugët të marrin emrat e viktimave, që të ketë shkëmbim shkollash me Turqinë. Atë e gëzon fakti që më 29 maj presidenti gjerman dhe disa ministra vijnë në Solingen. "Këtu çdo vit prej 30 vjetësh ka një aktivitet përkujtimor. Një ditë më pas të gjithë e harrojnë se çfarë ka ndodhur. Por kjo nuk duhet të harrohet." Jo vetëm atëherë ka pasur politikanë që nxisnin urrejtjen, thotë Çetin. Edhe sot përhapet racizmi dhe islamofobia.

Në vitin 1993 mes turqve që jetonin në Gjermani ishte përhapur frika e dhunës së neonazistëve. Familjet turke blinin litarë për të zbritur në rast të vënies së zjarrit. I linduri në Solingen punon në qendrën e shërbimeve komunale të qytetit, dhe thotë se deri ditën e atentatit, nuk kishte përjetuar racizëm ."Gjithçka ishte në rregull. Gjithçka ishte paqësore."

Emrat e anëtarëve të vrarë të familjes Genç
Emrat e anëtarëve të vrarë të familjes GençFotografi: Peter Hille/DW

Erkan Sarikaya ishte 15 vjeç atëherë. Ai kujton, se ditën e atentatit erdhi një shoku i tij në sheshin ku ai luante futboll dhe i rrëfeu për atentatin e zjarrvënies. "Mendimi i parë që kishim. Për një orë do t'i vihet zjarri shtëpisë tjetër." Por ai kujton edhe zinxhirët me kilometra të gjatë me drita që u krijuan atëherë si një shenjë kundër dhunës së neonazistëve në Solingen dhe qytete të tjera gjermane. Që nga atentati në Solingen, numri i viktimave të dhunës së ekstremistëve të djathtë në Gjermani ka rënë. Fondacioni Amadeu Antonio ka renditur 161 viktima që janë vrarë nga ekstremistët e djathtë. Sidomos në vitet e rritjes së numrit të refugjatëve 2015 dhe 2016 u vu re shtimi i akteve të dhunës me motive raciste dhe armiqësisë kundër të huajve.

Erkan Sarikaya
Erkan SarikayaFotografi: Peter Hille/DW

Erkan Sarikaya thotë se mirë që nga viti 1993 në Solingen ka pasur qetësi dhe kjo e bën të ndjehet mirë. Ai shpreson që qyteti i tij një ditë të kujtohet sërish për industrinë, prodhimin e thikave speciale dhe jo më për atetantin, për të cilin mendojnë shumë vetë, sapo dëgjojnë emrin "Solingen".

 

Peter Hille, shikon miqësisht në objektiv, veshur me një xhaketë të errët dhe një bluzë bojëqielli në gri, në hollin e DW Bonn.
Peter Hille redaktor, reporter dhe gazetar i specializuar në politikat e zhvillimit@peterhille