1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Policia bavareze heq pantallonat në shenjë proteste

6 Prill 2024

Policia bavareze heq pantallonat në shenjë proteste për mungesën dhe vonesat në pajisjen me uniforma.

https://p.dw.com/p/4eULT
Bavari: Policët duke protestuar për mungesën e uniformave
Bavari: Policët duke protestuar për mungesën e uniformaveFotografi: picture alliance/dpa/DPolG Bayern

Punonjësit e policisë në landin e Bavarisë kanë zgjedhur një formë humoristike dhe të pacipë për të tërhequr vëmendjen dhe për të protestuar për pritjet e gjata për t'u pajisur me uniforma. Policet dhe policët postuan një video ku kanë hequr pantallonat.

Sipas sindikatës së policisë punonjësit e policisë po presin prej disa muajsh për 21 veshje të ndryshme që përbëjnë uniformën si kapele, xhaketa apo pantallona. Madje nuk është e qartë nëse ato janë apo jo të disponueshme.

Bavari: Policë veshur me uniforma para stadiumit të Mynihut
Bavari: Policë veshur me uniformë para stadiumit të MynihutFotografi: Angelika Warmuth/REUTERS

Sindikata e Policisë i kërkon qeverisë së landit që ta zgjidhë menjëherë problemin, edhe nëse një e tillë kërkon më të thotë më shumë kosto.

Përfaqësuesit e qeverisë së landit thanë se vonesat janë shkaktuar nga ndërprerjet në zinxhirin e furnizimeve.