1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëMaqedonia e Veriut

Shkup: Kovaçevski tërhiqet - Hapet rruga për qeveri teknike

25 Janar 2024

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski të enjten (25.01.2024) parashtroi dorëheqjen e tij dhe të kabinetit qeveritar për t’i hapur rrugën formimit të qeverisë teknike.

https://p.dw.com/p/4bfzq
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski
Skkupi në prag të qeverisë teknike - Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaron dorëheqjen e tij dhe të qeverisë.Fotografi: Petr Stojanovski /DW

"E gjithë qeveria do të jetë në dorëheqje, nga e enjtja do të kemi kohë të mjaftueshme që t'i kryejmë të gjitha formalitetet dhe të dielën (28 janar) të votohet qeveria teknike”, deklaroi Maqedonisë së VeriutDimitar Kovaçevski. Ai në një deklaratë për mediat vuri në dukje  arritjet më të mëdha në mandatin e kësaj qeverie, ndërsa për kryeministrin teknik Talat Xhaferi tha, se është një politikan me përvojë që ka shumë përvojë në drejtimin e Kuvendit dhe vlerësoi se stili do të jetë i ndryshëm, por se shteti do të ruajë drejtimin e tij strategjik.

"Shteti sigurisht do të mbajë drejtimin e tij strategjik, që është orientimi perëndimor, partneriteti strategjik me SHBA-në dhe qeveria teknike do të kujdeset gjithashtu për qytetarët, siç e kemi bërë dy vitet e fundit, sepse jemi ende në krizë. Me 9 maj qeveria sërish do të udhëhiqet nga unë dhe kjo shumicë parlamentare, do të sigurojë anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030”, u shpreh kryeministri në dorheqje Kovaçevski.

Qeveria teknike, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet, formohet 100 ditë para çdo cikli zgjedhor, dhe ka për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Më vonë gjatë ditës pritet edhe dorëheqja e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, i cili të dielën pritet të marrë funksionin e kryeministrit teknik. Më 28 janar, Xhaferi duhet të paraqesë në kuvend programin dhe përbërjen e qeverisë.

Edhe VMRO-DPMNE pjesë e qeverisë teknike

Pjesë e qeverisë teknike përveç partive që aktualisht përbëjnë ezekutivin, LSDM-ja, BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët, duhet të jetë edhe opozita, konkretisht VMRO DPMNE-ja, së cilës i takojnë Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, si dhe tre zëvendësministra me kompetenca të veçanta, që do të thotë se ministrat nuk do të mund të marrin asnjë vendim pa nënshkrimin edhe të zëvendësministrave. Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski tha, se deputetët e saj nuk do të votojnë për qeverinë teknike, pasi janë kundër që ajo të udhëhiqet nga Talat Xhaferi, kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) pasi e akuzojnë atë për shkelje të shumta ligjore gjatë punës si kryetar i kuvendit. Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE tashmë ka publikuar emrat e ministrave nga rradhët e saj që do të jenë pjesë përbërëse e qeverisë teknike.

Miteva : I erdhi fundi qeverisjes së keqe LSDM-BDI

Në diën e dorëheqjse së kryeministrit Dimitar Kovaçevski ka reaguar VMRO-DPMNE duke e vlerësuar këtë ditë si fillim të përfundimit të egzistencës së binomit famëkeq LSDM-BDI. Sipas zëdhënëses së VMRO-DPMNE Maria Miteva, Kovaçevski ishte kryeministër që i solli Maqedonisë vetëm nënçmim, poshtërime, kriminalitet dhe korrupsion.

"Kovaçevski është kryeministër, i cili më së shumti e largoi Maqedoninë e Veriut nga BE, e përshpetoi largimin e të rinjëve nga vendi dhe rriti varfërinë në vend. Politikat e Kovaçevskit rezultuan me marrjen e raportit më negativ nga KE. Në mandatin e Kovaçevskit si kryeministër , Maqedonia e Veriut u përball me kriminalitet të paparë ", nënvizoi Maria Miteva.

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 8 maj së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të jetë më 24 prill.

 

Fatos Musliu, me bluzë polo të kuqe në ambient zyre. Në sfond duket një monitor me faqen e DW shqip
Fatos Musliu korrespondent i DW nga Shkupi, Maqedonia e Veriut