1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trump do të blejë ishullin e akullit Groenland

16 Gusht 2019

Presidenti Donald Trump duket se është në kërkim të blerjes së trojeve të reja. Pasi i vlerësoi plazhet e Koresë së Veriut si "plazhe fantastike" për apartamente pushimi, ai dëshiron të blejë tani edhe Groenland.

https://p.dw.com/p/3O08a
Bildergalerie Grönland Klimawandel
Fotografi: Reuters/L. Jackson

A është presidenti Donald Trump në kërkim të hyrjes në librat e historisë apo po punon sërish në punën e tij të dikurshme si biznesmen i imobilieve? Sidoqoftë, ideja e tij të kujton blerjen e Alaskës në vitin 1867. Atëkohë SHBA e blenë rajonin e shtetit më verior federal amerikan nga perandoria ruse e carëve - për një çmim mjaft të lirë, 7,2 milionë dollarë, sot kësaj shifre i përket një vlerë prej 120 milionë dollarësh.

Sipas të dhënave të  qarqeve të brendshme, Trump me sa duket po përgatit blerjen e Groenlandës nga ana e SHBA.

Edhe Harry Truman donte të blinte Groenland

Presidenti është i interesuar për burimet natyrore dhe rëndësinë gjeostrategjike të pjesës në verilindje të Kanadasë, thuhet. Sipas gazetës "Wall Street Journal" disa këshilltarë të Trumpit shohin avantazhe për SHBA nga blerja e ishullit, të tjerë flasin për "një impresionim të përkohshëm" të presidentit amerikan.

USA Morristown, New Jersey | Donald Trump, Präsident
Fotografi: Reuters/J. Ernst

Kaq e re kjo ide nuk është. Një nga paraardhësit e Donald Trump, Harry Truman kishte nxitur idenë e blerjes së Groenlandit për 100 milionë dollarë. Groenland është ishulli më i madh i Tokës. Në ishullin e mbuluar në 80% të tij nga akulli, e që ndodhet mes Atlantikut të Veriut dhe Detit Polar ndodhet edhe baza ushtarake amerikan, Thule Air Base. Ky ishull, krahas Antarktidës ka dendësinë më të vogël të popullsisë në botë.

Groenland ka tani statusin e një territori të pavarur të Danimarkës.

Trump, i cili tani ndodhet me pushime në klubin e golfit, Bedminster do të qëndrojë në fillim të shtatorit gjatë vizitës në Europë edhe në Danimarkë. Nuk ka të dhëna, se ai do të flasë  në Danimarkë për blerjen e ishullit. Më parë Trump ka lëvduar "plazhet fantastike" të Koresë së Veriut, si një vend ideal për apartamente pushimesh.

 

la/nob/fab/(rtr, rtre, afp)