1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zile zgjimi - Gjermania kundër ekstremizmit të djathtë

4 Shkurt 2024

Vala e protestave kundër ekstremizmit të djathtë në Gjermani vazhdon. Brenda pak javësh u krijua një lëvizje e gjerë qytetare, në fundjavë në Berlin u organizua një protestë e fuqishme për demokracinë para Bundestagut.

https://p.dw.com/p/4c0M7
"Ne jemi shumica" -shkruhet në një pllakat proteste kundër ekstremizmit të djathtë në Berlin, protestues para Bundestagut
"Ne jemi shumica" -shkruhet në një pllakat proteste kundër ekstremizmit të djathtë në BerlinFotografi: Jochen Eckel/picture alliance

Nevroz Duman kujton Mynihun, Halen, Kaselin dhe Hanaun - vende ku ekstremistët e djathtë kryen atentate në Gjermani, dhe ku nga korriku 2016 deri në shkurt 2022 janë vrarë 22 vetë dhe janë plagosur 11 të tjerë. "Mynihu, Hale, Kasel dhe Hanau ishin të gjitha rezultat i një klime të urrejtjes raciste dhe me një parti ekstremiste të djathtë siAfD", thotë Duman për Deutsche Wellen. Në pjesë e njerëzve këtu u deklaruan si "të tjerët". AfD, thotë Duman, "është banalizuar për një kohë të gjatë".

Nevroz Duman duke gjestikuluar gjatë prezantimit të raportit për dhunën esktremiste të djathtë 2021, me flokë të errëta, golf rozë dhe xhaketë vishnje
Aktivistja Nevroz Duman gjatë prezantimit të raportit për dhunën esktremiste të djathtë, 2021Fotografi: Jürgen Heinrich/imago images

Por secili prej këtyre autorëve të krimeve "ka qenë në një mënyrë i lidhur me AfD, ka dëgjuar fjalimet e politikanëve të AfD-së, është frymëzuar nga kjo politikë, që të kryejë krimet". Nevroz Duman, psikologe e traumës dhe referente për edukimin politik ëstë zëdhënëse e "Iniciativës 19 shkurt" të Hanaut. Duman ka shumë punë tani, se pas dy javësh në qytetin e vogël të Hesenit zhvillohen përgatitjet për përkujtimin e katërvjetorit të vrasjes së 9 vetëve brenda dhe para dy kafeneve Shisha, njerëz që ekstremisti i djathtë i urrente si "jo të bardhë" dhe "jo gjerman".

Por të shtunën (03.02) Nevroz Duma vendosi të ishte në protestën e madhe të Berlinit të shtunën për të folur kundër ekstremizmit të djathtë. Protesta në nivel federal mblodhi qindra mijëra vetë para ndërtesës së parlamentit që protestuan nën moton "Ne jemi muri mbrojtës" kundër ekstremit të djathtë. Më shumë se 1300 organizata bënë thirrje e u bashkuan kundër ekstremizmit të djathtë.

Vala e protestave në Gjermani u ndez pas publikimeve të platformës "Correctiv" më 10 janar, mbi një takim në nëntor të vitit të kaluar, ku morën pjesë ekstremistë të djathtë, përfaqësues të AfD, disa anëtarë të CDU-së nga grupimi ekstrem i Werteunion. Aty u fol hapur për dëbime masive nga Gjermania dhe konkretisht për racizmin. Që atëherë kudo në Gjermani, në qytete të vogla e të mëdha, njerëzit kanë dalë në rrugë kundër qëndrimeve ekstremiste të djathta.

Protestat si zile zgjimi

Politologu, Marcel Lewandowski nga Universiteti i Siegenit bën fjalë në një intervistë për DW, për "një mobilizim të fortë prodemokratik, që nuk mbetet i kufizuar në sferën politike". Tre javë pas zbulimeve të "Correctiv" instituti i studimit të opinionit, "Rheingold" paraqiti të dhënat e një studimi përfaqësues. Sipas tij shumë pjesëmarrës në protesta i përjetojnë ato si çliruese dhe një "lloj zile zgjimi". 29% e të anketurave janë shprehur se në të ardhmen do të vazhdonin të merrnin pjesë në këto protesta. Shumë nga të pyeturit, sipas Rheingold" kanë thënë se janë zgjuar si nga një letargji pas zbulimeve për koncepte ekstremiste-nacionaliste të dëbimeve masive dhe "kanë dalë papritur nga një gjende pasive dorëzimi". Gjermania ka shumë probleme aktualisht, shqetësimi për urrejtjen kundër të huajve dhe dhunën nga ekstremi i djathtë është një prej tyre. Tani shumica e demonstruesve shpresojnë që "vala qytetare të mbetet e fortë dhe konstante".

Por çfarë, nëse kjo valë proteste nuk mbetet konstante? Sipas drejtuesit të institutit Rheingold, Stephan Grünewald, "mund të ndodhë që energjia aktuale të kanalizohet ndryshe dhe të drejtohet gjithnjë e më shumë kundër qeverisë së koalicionit", të SPD, Të Gjelbërve dhe FDP të drejtuar nga kancelari Scholz. Edhe studiuesi i protestave, Daniel Mullis nga Instiuti i Studimeve për Paqen, Peace Research Institut Frankfurt (PRIF), theksoi se edhe ndaj qeverisë është rritur presioni. Ngritja në këmbë në mënyrë masive e shoqërisë civile duhet vlerësuar, ka theksuar Mullis në radion e Hesenit. Por shumë gjëra varen nga vendimet politike, vetë shoqëria civile nuk mund të zgjidhë problemet.

Demonstratat mund të orientojnë të pavendosurit tek AfD

Shtrohet pyetja, a mund të ketë ndryshime në spektrin politik gjerman? Sipas ekspertit, Lewandowsky nuk ka ende zhvendosje të mëdha të simpative për partitë politike. "Lëkundjet aktuale në sondazhe janë ende brenda hapësirës normale statistike dhe nuk mund të shihen patjetër si efekt i protestave." Sipas studiuesit madje protestat mund të kenë edhe "efekt negativ dhe t'i çojnë disa të pavendosur tek krahët e AfD-së". Ai paralajmëron, se është herët për të folur për efekte të protestave në zgjedhjet europiane në qershor, zgjedhjet komunale në tetë lande dhe në shtator tek zgjedhjet në tre lande federale, Saksoni, Tyringji, Brandenburg. "Nëse demonstratat deri atëherë shuhen, mundet që efekti, nëse ka një efekt, të zbehet."

Mes organizatave që iu bashkuan thirrjes #WirSindDieBrandmauer në njoftimin për protestën masive të së shtunës në Berlin ka pasur edhe shumë shoqata nga ekonomia që kanë theksuar rëndësinë e migrantëve për punën e tyre dhe shoqërinë gjermane.

Protesta kundër ekstremizmit të djathtë në Berlin, 21 janar 2024 -njerëz me drita celulari
Protesta kundër ekstremizmit të djathtë në Berlin, 21 janar 2024Fotografi: Ebrahim Noroozi/AP Photo/picture alliance

Sipërmarrje të mëdha gjermane kanë bërë të ditur në mediat sociale dhe publikime të tjera se sa të varur janë nga ardhja e të huajve në tregun gjerman të punës. Kërcënimet e takimit ekstremist të djathtë prekin njerëzit me sfond migrimi, edhe ata, të parët e të cilëve kanë ardhur në Gjermani e kanë lindur në këtë vend. Nga shoqatat e migrantëve ka pasur edhe kritika, për zgjimin e vonuar të shoqërisë ndaj ekstremizmit të djathtë dhe urrejtjes kundër të huajve. Politologu Lewandowsky e kupton këtë kritikë. "Prej kohësh e kemi këtë problem, që ne shpesh flasim për migrantët dhe më shumë në kontekste negative si largimi nga vendi apo problemet sociale. Nuk kemi pse të habitemi që migrantët para sfondit të demonstratave të tilla kanë edhe kritika."

 

Strack Christoph Kommentarbild App
Christoph Strack Gazetar, autor dhe korrespondent i lartë që shkruan për çështjet fetare.@Strack_C